Një person është arrestuar në Pogradec dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Policia e Pogradecit thotë se në pranga u vu shtetasi A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec.
“Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si dhe gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec, në mjetin me drejtues shtetasin A.V, u konstatuan 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit V.M, u konstatuan 2 shtetas të huaj”, sqaron policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.