Dy skafistë vlonjatë janë arrestuar këtë të premte në ujërat italiane dhe një sasi prej rreth 900 kg marijuhanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria, është sekuestruar
Mjetet aeronavale të “Fiamme Gialle” (raport i Guardia di Finanza), që patrullojnë vazhdimisht në Adriatik, kanë pikasur pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje, raportojnë sot mediat lokale. Aksioni Ora shënonte rreth 19:00 kur dy mjete të shpejta të repartit operativ aeronaval të Guardia di Finanza-s së Barit, pikasën një gomone të fuqishme pranë brigjeve të Pugnochiuso-s dhe u bënë shenjë personave që ishin në bordin e saj të ndalonin. Por, këta të fundit, pasi vunë re se kishin shoqëri, hodhën në det pjesën më të madhe të ngarkesës që ishte në bordin e gomones, ndërsa mjetin lundrues e braktisën në plazh, e më pas ia mbathën. Ndërkohë, efektivët arritën gomonen dhe aty gjetën praninë e disa ngarkesave, të mbështjella me material tipik që përdoret për mbështjelljen e marijuahës. Gjithashtu, agjentët vunë në dijeni për arratinë e dy skafistëve kolegët e Guardia di Finanza-s së Foggia-s, të cilët nga ana e tyre nisën një aksion për kapjen e trafikantëve. Pas një patrullimi edhe me mjete ajrore u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes së 2 të arratisurve. Ata u gjetën me rroba ende të lagura brenda një vile, pjesë e një kompleksi turistik me të përbërë nga apartamente pushimi.
Gomonia, rreth 9 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm u sekuestrua e më tej u dërgua në portin e Vieste (komunë po në provincën Foggia). Skafistët, K.B., 52 vjeç dhe B.A. 39 vjeç, të dy nga Vlora, me precedentë të mëparshëm, u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge. 55 pakot e marijuhanës së sekuestruar në det kishin një peshë pre 885 kg, sasi që vlerësohet se nëse do shitjen me doza të vogla në vendin fqinjë, do gjeneronte më shumë se 8 milion euro. Ndërsa, të tjera pako mendohet se kanë humbur në det. Ndërkaq, autoritet italiane kanë nisur një bashkëpunim në hetim me homologët shqiptarë dhe grupit të Guardia di Finanza-s të vendosur në Durrës.