Policia e Korçës ka arrestuar hajdutin që vodhi mikrofonin e një xhamie në zonë. Ai është Pablo Hazisllari, 23 vjeç, banues në Maliq.

Hazisllari, në datë 24.10.2018, në lagjen nr 7 në Korçë, ka vjedhur në ambjentet e brendshme të një xhamie, një mikrofon që përdorej për fjalime dhe shërbesa.

POlicia e Korçës ka arrestuar dhe një hajdut tjetër, Ronaldo Mehmetin, 18 vjeç, banues në fshatin Moravë-Korçë. Mehmeti është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një mobileri në lagjen nr 9, në pronësi të shtetasit G.Zh.

Gjithashtu nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i vjedhjes të një kopshti, në lagjen nr 7 Korçë, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Artikulli paraprakTENTOI TË KORRUPTONTE POLICIN ME 1000 LEKË, ARRESTOHET NJË 50-VJEÇAR
Artikulli tjetërMONEDHA METALIKE TË FALSIFIKUARA, ARRESTOHEN KATËR PERSONA