Arrestohet nga policia një 39-vjeçar i akuzuar për disa vjedhje banesash në kryeqytet.
Ai është G. T. 39 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Egnatia” nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Policia ka dokumentuar katër raste të vjedhjes së banesave nga 39-vjeçari.
Gjatë operacionit i janë sekuestruar disa sende; orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.
Banesat e vjedhura
Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.
Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.
Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.
Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.