Një 41-vjeçar që ishte kthyer në makth për vjedhjen e disa garazheve në kryeqytet është prangosur nga policia në orët e para të ditës së sotme.

I arrestuari është Edmond Piraniqi 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Banorët njoftuan policinë dhe organizuan punën duke ngritur grackën për kavajasin. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit në flagrancë të hajdutit Edmond Piraniqi. Pas arrestimit, nga hetimet rezulton se 41-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së disa garazheve të tjera.

Rastet për të cilat akuzohet
Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Artikulli paraprakBLLOKOHET MJETI ME 10 KG KANABIS, DY NË PRANGA
Artikulli tjetërME PISTOLETË ME ‘PLUMB NË GOJË’, PARANDALOHET NGJARJA