Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë dhe arrestojë, hajdutin e një magazine bimësh mjekësore në Delvinë dhe t’i vërë prangat. Ai quhet Sefer Kanushi, 32 vjeç, banues në Ksamil.
Kanushi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P.Ç, Delvinë më 18 shtator 2018.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sefer Kanushi ka vjedhur në këtë magazinë bimë medicinale me qëllim për t’i shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000 Euro.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 282 kilogramë bimë medicinale dhe 200.000 lekë të rinj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.