Një 25-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga policia i dyshuar si autor i vjedhjes së 5 marketesh dhe minimarketesh, gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësi” vuri në pranga shtetasin A. L, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore të kryera nga policia dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakHETIMET PËR VRASJEN NË PLAZH, VEÇ SHERRIT TË ÇASTIT POLICIA PO HETON EDHE PËR TRAFIQE
Artikulli tjetërQËLLOI ME AUTOMATIK NDAJ 20-VJEÇARIT, NË KËRKIM I RIU NGA BILISHTI