Një i ri nga Kopliku i dënuar me 6 muaj burg është arrestuar nga blutë e Shkodrës. Eduard Gegaj, 26 vjeç, banues në fshatin Boge, bashkia Koplik ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për veprën penale “Përvetësim i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Gjithashtu është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit Valentin Gega, banues në fshatin Boge, bashkia Koplik, nën akuzën e përkrahjes së autorit të shpallur në kërkim. Arrestimi i Valentin Gegas u bë pasi u kap duke transportuar me mjetin Benz me targë AA 657 AV të kërkuarin Eduard Gegaj, i dënuar me 6 muaj burg, me qëllim për t’ju shmangur policisë për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren « Perkrahje e autorit të krimit », neni 302 I kodit penal.

Artikulli paraprak“iPhone 7”, një koncept i ri me ekran më të madh dhe pa buton (Video)
Artikulli tjetërQEVERIA HAP DRITËN JESHILE PËR LEJE E NDËRTIMIT DERI NË 6 KATE