Pasditen e se dieles është sekuestruar një kilogram kokainë e pastër, në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës.

Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit.

Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I.

Artikulli paraprakATENTATI ME TRITOL NË FIER, DALIN DETAJE NGA KAMERAT E SIGURISË
Artikulli tjetërMBETJET, 2,2 MILIONË TON NË VIT, TRAJTOHET VETËM GJYSMA