Një shtetas grek dhe një shqiptar janë arrestuar për transportimin e një sasie droge.

Më parë, njësia e luftimit të krimit ndërkufitar ka ndaluar për kontroll në zonën e Kosturit mjetin që drejtonte 50 vjeçari grek. Në portbagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan dy çanta udhëtimi që kishin brenda 31,4 kg kanabis, raportojnë sot mediat greke.

Nga hetimet rezultoi se sasia e drogës do t’i dorëzohej një shtetasi shqiptar, i cili, sipas policisë do ta trafikonte kanabisin në tregun grek.52-vjeçari shqiptar u gjet në Imathia dhe u arrestua.

Përveç drogës, policia sekuestroi mjetet e dy të arrestuarve, katër telefona celularë dhe katër karta SIM.

Njësia antidrogë e Kosturit po vazhdon hetimet për ngjarjen.

Artikulli paraprakDASH RAPORT PËR LIRITË FETARE NË SHQIPËRI: NUK U KTHYE ASNJË PRONË PËR KOMUNITETET
Artikulli tjetërDAILY MAIL: KRIMI I ORGANIZUAR VEPRON PËRMES SALLONEVE TË THONJVE, ATY KU FSHIHEN SKLLEVËRIT SHQIPTARË