Kosovë, i riu nga Shqipëria kapet me 10 kg drogë në “Rang Rover”

Një sasi prej 10 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Kosovës mbrëmjen e shkuar (10 nëntor). Aksioni nis pas informacioneve të mbërritura për një automjet nën dyshimin se transportonte substanca narkotike. “Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari, O.N, 26-vjeç, nga Shqipëria”, sqaron policia. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Artikulli paraprakPRANGOSEN 6 SHQIPTARE TE KOSOVES DHE 2 SERB PER TRFIK KLANDESTINESH
Artikulli tjetërSULMOHET KONSULLATA GJERMANE NE AFGANISTAN,4 VIKTIMA