Një 44-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të kartmonedhave.

Taulant Dubali është arrestuar pasi atij i janë gjetur 20.700 dollarë, prerje njëqindëshe të dyshuara si të falsifikuara.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Artikulli paraprakE MËRKURA ME RESHJE, TEMPERATURAT NUK NDRYSHOJNË
Artikulli tjetërZELANDA E RE PARALIZOHET NGA CIKLONI “GIDA”