Eshtë lënë në arrest me burg shoferi grek i kamonit në të cilin policia meqedonase gjeti 300 kg mariunë në kufirin miidis Greqisë dhe Maqedonisë në Doganen e Bogorodicës.
Në kalimin kufitar në Bogorodicë u arrestua një shtetas i Greqisë, i cili më 28 janar është kapur me mbi 300 kg lëndë narkotike marihuanë, e gatshme për shitje, I dyshuari, drogën e ka transportuar në makinën “Skania” me targa të Greqisë dhe mendohtye se kishte si destinacion final Holanden. Droga është zbuluar nga sherbimet e policisë Maqedonase dhe ato të kontrollit doganor të këtij vendi. Prokuroria Themelore e Velesit siç njoftojnë, kanë dhënë urdhër për nisje të procedurave gjyqësore ndaj të dyshuarit për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim të treg të lëndëve narkotike”.
Gjykata Themelore e Velesit të dyshuarit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.