Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogërave të forta, duke arrestuar një person. Në pranga ka rënë 19-vjeçari Kristian Ndoci, banues në Kurbin, i cili është kapur me 4 doza kokainë.

Kontrolli fizik i policisë ka zbuluar lëndën narkotike, të cilën 19-vjeçari do ta shiste.

Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta. Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

– Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.

Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për t’i shitur.

Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA DHE DEPUTETËT NISIN PROVOKIMET ME OPOZITËN PARA PROTESTËS (POSTERI QË PO BËJNË VIRAL)
Artikulli tjetërZYRTARI AMERIKAN VJEN NË TIRANË