Kapet me 43 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në hyrje të Janinës, pasi me automjetin e tij transportonte një sasi droge. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, u ndalua në fshatin Eleusa, në aksin rrugos Kakavijë-Janinë. Në portbagazhin e mjetit u gjet një sasi droge prej 42,8 kg kanabis, e paketuar në 26 qese plastmasi. Policia sekuestroi drogën, një telefon celular si dhe makinën me targa greke, që siç rezultoi, ishte marrë në një zyrë vendase të dhënies me qira të automjeteve.

Artikulli paraprakNISHANI: RAMA E BASHA TË ULEN DHE TË GJEJNË ZGJIDHJE, OFROJ MBËSHTETJE
Artikulli tjetërBURGOSET ‘BARONI’ SHQIPTAR I KOKAINËS NË LONDËR