Kapet me 500.000 Euro kokainë, burgoset shqiptari

Një shqiptar në Birmingham të Anglisë, i kapur në flagrancë me kokainë me vlerë rreth gjysmë milioni sterlina në çantën e shpinës, është dënuar me burg sot. Erblin Hoxhaj u arresua pasi policët i gjetën 4 kg kokainë shumë të pastër në çantën e shpinës, pasi e kishin ndalur makinën e tij Peugeot Bipper në nyjen midis rrugëve Cannon Hill dhe Edgbaston gjatë një investigimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). 27-vjeçari ishte vënë re nga oficerët e NCA-së teksa hipte me duart bosh në një Audi A6 të bardhë në Edgbaston, para se të dilte prej andej me një çantë shpine Adidas e të largohej. Kontrolli në makinën e tij zbuloi një ndarje të bërë vetë, e cila hapej me një buton të fshehtë, por pa asgjë të fshehur brenda saj. Besjan Mustafaj, i cili ishte në makinën Audi A6 ku hyri Hoxhaj, u arrestua më pas në një pikë karburanti. NCA bëri të ditur se Mustafaj vinte nga Londra për të dorëzuar dorgën, e cila ka një vlerë tregu 480 mijë sterlina. 23-vjeçarit iu gjet një pasaportë falso, për të cilën më pas pranoi se e kishte blerë në Itali. Hetuesja Anne Brown tha se Hoxhaj kishte luajtur rolin kryesor dhe se kishte prova që të çonin në “konkluzionin logjik se ai po përgatiste për shitje me shumicë një sasi të madhe droge”. Ajo tha se besonte se Mustafaj kishte luajtur një rol më të vogël, si korrier vetëm për atë herë. NCA gjeti një fletë gjobe në makinën e Hoxhajt dhe 640 sterlina Mustafajt. Të dy shtetasit shqiptarë u dërguan sot në burgun e Birminghamit, pasi kishin pranuar fajësinë në një seancë gjyqësore në shkurt. Hoxhaj u dënuar me 8 vjet e katër muaj burg për zotërimin e drogës dhe me 12 muaj të tjerë për zotërim dokumentesh fals. Të dy dënimet do të kryhen njëkohësisht. Mustafaj u dënuar katër vjet e tetë muaj pasi pranoi fajin për furnizim me kokainë, plus 12 muaj të tjerë për dokument identiteti fals. Edhe ai do t’i kryejë dënimet njëkohësisht.

Artikulli paraprakKËNGËTARI AQ SHUMË I DASHUR SHQIPTAR VJEN ME LAJMIN BOMBASTIK
Artikulli tjetërPOLICIA GJERMANE NË GJURMËT E VRASËSIT TË ISH POLICIT SHQIPTAR, 5.000 EURO SHPËRBLIM KUSH JEP INFORMACION