Kapet me arme pa leje ,shoku i tij i gris rrobat policit

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona për armëmbatje pa leje. Të arrestuarit janë Bledar Matoshi, 27 vjeç dhe Klajdi Kodra 26 vjeç i dënuar më parë për të njejtën akuzë. Bledar Matoshit, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrimin “CAL.380”. Në momentin që Bledar Matoshi është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit ka qënë së bashku me Klajdi Kodrën, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe grisur uniformën. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për Bledar Matoshin dhe për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” për Klajdi Kodrën. dpuf

Artikulli paraprakSIGURIA NE PUNE,KRIJIM KUSHTESH PER PUNONJESIT
Artikulli tjetërARTISTET ITALIANE MARINOTTI ROMANO KONCERT NE KATEDRALEN E SHEN PALIT