Kapet me drogë 22-vjeçarja,vinte nga Shqiperia

Një 22-vjeçare nga qyteti i Lushnjes ka rënë në prangat e policisë greke pasi në valixhen e saj është gjendur një sasi lëndësh narkotike. Mediat greke raportojnë se një kontroll i policisë në valixhen e vajës që po priste në stacionin e autobusave të Igumenicës, ka sjëllë edhe zbulimin që i kushtoi shumë 22-vjeçares. Në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg 616 gram marijuane. Droga vinte nga Shqipëria me destinacion Athinën. E arrestuara është Emiljana Kokoni nga Lushnja.

Artikulli paraprakHAKMERRET PËR VRASJEN E GRUAS DHE VENDOS PISTOLETËN MBI VARRIN E SAJ
Artikulli tjetërFURGONI PËRPLAS KALIMTARIN,VETURA E SHTYP