“Mos puno më gjatë natës, do të kujdesem unë për ty”. U deshën vetëm dy muaj “punë” për të çuar pas hekurave një shqiptar në Perugia të Italisë.

I arrestuari, siç shkruan “Perugia Today”, nuk i pëlqente që e dashura e tij të punonte në një klub nate dhe kështu, vendosi ta bindte që të linte gjithçka për të hapur një bar.

Karabinierët e vendit fqinj kishin vënë re menjëherë një ndryshim në tregun e kokainës në qytet. Disa klientë të rregullt, për disa muaj nuk u vunë re në sheshet e zakonshme për të blerë lëndët narkotike.

Policia u vu në lëvizje për të zbuluar vendndodhjen e re.
Të hënën e kaluar, policia vuri nën vëzhgim parkingun e një ndërtese, duke pritur ardhjen e blerësve. Aty zbuluan edhe shqiptarin, duke hyrë dhe duke e arrestuar.
Shqiptarit, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, iu gjetën gram kokainë, të ndarë në pesë pako të vogla dhe 40 gramë marijuana. Ndërsa në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 6000 euro.

Ditën e sotme, u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, kur përveç avokatit mbrojtës, u paraqit edhe e dashura e shqiptarit,

duke deklaruar se të paktën 5 mijë euro ishin të ardhura nga puna e saj në lokalet e natës, punë për të cilën shqiptari ishte bërë xheloz dhe kishte vendosur ta ndalte.

Artikulli paraprakSHKODËR ,TE SHTUNDEN PS MBLEDH ASAMBLENE E MADHE, NË HOTEL COLOSSEO
Artikulli tjetërKOMBËTARJA NDRYSHON FYTYRË, FSHB PREZANTON TRAJNERËT E RINJ