Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla ka rënë në prangat e policisë pasi është ndaluar me 5.5 gramë kanabis.
Ai është ndaluar nga blutë e kryeqytetit dhe pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij.
Alla ka qenë i vetëm në makinë në momnetin kur forcat Shqiponja e kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë.
Mësohet se në momentin e ndalimit ai i është drejtuar punonjësve të policisë ‘Pse ju nuk e njihni babain tim ju?!’
Enio Alla pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masëne sigurisë.