Autoritetet italiane arrestuan një shtetas shqiptar pasi gjetën në makinën e tij gjysmë kilogrami kokainë dhe 1500 euro cash në dalje të qytetit të Bolzanos.
Gjatë një kontrolli të rastësishëm 39 vjeçari rezultoi se ishte emigrant i paligjshëm në Itali dhe se automjeti me të cilin po lëviste i përkiste një tjetër shqiptari.
Nga kontrolli i veturës iu gjetën 7 pako kokainë në kroskot gati për tu shitur.
Policia vijoi hetimet brenda shtëpisë së 39 vjeçarit në Modena ku gjeti mjetet e përdorura për matjendhe paketimin e drogës si dhe para të tjera cash.
Deri sa të përfundojnë procedurat hetimore për të, shqiptari do të kthehet për riatdhesimin në vend.