Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në Colle Val d’Elsa, Toskana, raportojnë sot mediat lokale.

Ai ka qenë me biçikletë dhe menjëherë sapo ka para karabinierët ka ndryshuar rrugë. Gjatë një kontrolli karabinierët kanë vënë re se shqiptari u nervozua. Ata i gjetën disa doza kokainë dhe 50 Euro me vete.

Më pas kanë kryer dhe një kontroll në banesë e tij ku i është gjetur një pistoletë me silenciator dhe disa doza të tjera kokaine, të cilat ishin të fshehura në një sirtar.

Shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur akuzohet për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Artikulli paraprakGJENDET E BRAKTISUR NJË MAKINË E PËRMBYSUR
Artikulli tjetërARRESTOHET GRABITËSI SERIAL SHQIPTAR