Vajza e ish-akademikut Mehmet Kraja dhe ish-asistentja e Presidentes Jahjaga, Gresa Kraja është shoqëruar në polici pasi është kapur me kokainë.
Sipas mediave kosovare, arrestimi i Gresa Krajas është bërë para tre ditësh në Prizen, pasi në orën 03:00 të mëngjesit afër Qendrës Sportive “Sezai Surroi” ka patur në posedim një sasi kokaine.
Përveç kokainës, Kraja ishte edhe nën efektin e alkoolit. Sipas raportit policor , gjatë një kontrolli të disa personave, aty thuhet se në telefonin e Gresa Krajas ishte ekspozuar dhe përpunuar një vijë pluhuri të bardhë, e dyshuar për drogë e llojit kokainë.
Në momentin kur policia është paraqitur, Kraja e ka fshirë në pantallona substancën narkotike, duke e hedhur po ashtu nga xhepi edhe një qese me pluhur te bardhë, e dyshuar për kokainë.
Ish-asistentja e Jahjagës, Gresa Kraja, mësohet se ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë tjetër kokaine në sasi 0.64 gram.
Pas procedurave të nevojshme Gresa Kraja është lënë e lirë.