Një 37 vjeçar nga Kavaja është ndaluar pasi në makinë i janë gjetur 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara.
Eurot ishin me prerje 500 dhe ndalimi i personit të identifikuar me inicialet G. Xh., u bë në rrugën “Sadik Petrela” pas informacioneve të marra në rrugë operative.
“Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular” informoi sot policia e Tiranës
Operacioni u kodua “500” dhe u organizua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal.