Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 21-vjeçari pasi në një çantë iu gjet 95.2 gr kanabis dhe një thikë.
Polcia e Gjirokastrës bën të ditur se në pranga u vu Valter Sakolli me banim ne Berat.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në vijën e dytë, në P.K.K.Kakavie,
këtij shtetasi, në çantë iu gjetë e bllokua në cilësinë e provës materiale 95.2 gr lëndë e dyshuar narkotike “Canabis Sattiva”, si dhe një thikë metalike me tehun 8.5 cm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi u bë nga punonjësit e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.