Një shqiptar 35-vjeçar u kap në flagrancë nga karabinierët në Itali me sendet e vjedhura.
Banorët e komunës Piglio, kishin vënë re një individ që endej në fshatin e tyre në mënyrë të dyshimtë.
Një qytetar raportoi se kishte gjetur gardhin të prerë, ndërsa një tjetër kur u kthye në banesë vuri re mungesën e bizhuterive.
Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bënë të mundur ndalimin e 35 vjeçarit shqiptar Blerim P. me banim në Napoletane.
Ai po udhëtonte me një makinë kur u ndalua, ndërsa mjeti ishte pa dokumente dhe për këtë arsye, ajo u konfiskua.
Pas formaliteteve, shqiptari u arrestua duke përfunduar në burgun Frosinone. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë.