Greqi, kapet 1 ton kanabis nga Shqipëria; disa vetë në pranga

Një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke, në një aksion anti-drogë në zonën e Atikës, që është ende në vazhdim. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga janë vënë disa anëtarë të organizatës, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë. Burimet thonë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do të dërgohej në Europën perëndimore me kamionë. Sasia e kanabisit është sekuestuar në disa magazina të marra me qira nga anëtarët e organizatës.

Artikulli paraprak25 VJET SHQIPERI-VATIKAN,ZHITI:POLITIKA TE NXJERRE VLERA NGA LUMTURIMI I 38 MARTIREVE
Artikulli tjetërFORUMI-RAJONI PERBALLE SFIDAVE TE REJA TE SIGURISE