Kapet në Kapshticë pukiani i shumëkërkuar
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi mbi të rëndonte një dënim me burg, është arrestuar në Kapshticë. K.L., 46 vjeç, banues në Pukë u vu në pranga dje nga shërbimet e patrullës të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina” në drejtim të piramidës nr 29, Forcat e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të tyre në kufi të gjelbër kanë konstatuar 46-vjeçarin në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt shtetit grek. Pas intervistimit dhe kontrollit në sistem rezulton se ai është dënuar më parë me 18 vite heqje lirie për veprat penale: “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar më datë 06 shtator 2013 nga Gjykata e Apelit Tiranë. Nga dënimi K.L. ka për të vuajtur edhe 3 vite, 6 muaj e 13 ditë burg të tjera, njofton policia.