Një i ri është kapur në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Gjakovës për vjedhje me dhunë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se Astrit Th., 31 vjeç ishte kthyer deportiv në Shqipëri nga Zvicra, pasi kishte kaluar afatet e qëndrimit.

Policia Kufitare në Rinas ka bërë të ditur sot se ka ndaluar një person të shpallur në kërkim nga Policia Kosovare për “Vjedhje me dhunë”. Gjithashtu ky person qarkullonte me një pasaportë shqiptare të falsifikuar. Në Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare si dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, kanë bërë ndalimin e shtetasit Kosovar të shpallur në kërkim nga Policia Kosovare, konkretisht: Astrit Th., 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjakovë. I lartpërmenduri ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zvicerane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit. Ky person dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 Euro. Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria.

Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” . Nga ana jonë u procedua për veprën penale “Falsifikim i i vulave, stampave dhe i formularëve” , parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Shtetasi Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE DREJT ITALISË, KAPEN 800 KG MARIJUANË, PRANGOSEN DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërERA E FORTE, PEZULLOHET PËR 24 ORË LUNDRIMI