Një 25-vjeçar kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas nga policia kufitare në bashkëunim me Interpol Tiranën.

Shtetasi Guanghui Lai ishte në kërkim prej 23 prillit të këtij viti për veprën penale “Gjobëvënie”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou në Kinë, ka zhvilluar hetime ndaj një grup kriminal të tipit mafioz, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Policia thotë se shtetasi Guanghui Lai është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L, duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Artikulli paraprakTENTOI TË VJEDHË MAKINËN, ARRESTOHET I DËNUARI PËR VJEDHJE DHE NARKOTIKË
Artikulli tjetërKËSHILLI I SIGURIMIT, REZOLUTË PËR PERSONAT E ZHDUKUR