Kapet ngarkesa e drogës ,arrestohet një shqiptar, tjetri iken
Më shumë se një ton e gjysmë marijuanë raportohet se është sekuestruar nga karabinierët e Brindisi-t në Itali, që mësynë në një shtëpi fshati në Montenegro, pak kilometra nga qendra e banuar. Siç raportojnë sot mediat lokale, ata që ruanin drogën ishin dy shqiptarë, një nga të cilët është arrestuar ndërsa tjetri i ka shpëtuar prangave dhe ka humbur gjurmët. Në shtëpi, u gjetën 1 ton e 610 kg marijuanë, e ndarë në paketime nga 5 në 25 kilogram. Shqiptari i arrestuar është një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale. Dy shqiptarët kishin me vete dy pistoleta, një “Dan Wesson” të kalibrit 357 dhe një “Beretta” të kalibrit 7,65.