Kapet një skaf në bregdetin e Divjakës, kishte ardhur nga Italia. Dyshohet për trafik lëndësh narkotike

Një skaf që ka udhëtuar nga Italia në drejtim të brigjeve Shqiptare u kap në zonën e bregdetit pranë lagunës së Karavastasë në Divjakë. Drejtuesi i gomones është 27 vjeçari nga Vlora me inicialet F.J i cili është vënë në pranga. Policia dyshon që mjeti lundrues ka mbërritur në bregdetin shqiptar për të marrë ngarkesë droge. Bllokimi i tij u bë menjëherë dhe sipas ekspertëve të policisë, dyshohet se kjo ka qënë rruga e dytë brenda natës, dhe në rrugën e parë mund të ketë transportuar drogë. Gomonia është rreth 10 metër e gjatë me dy motorë 250 kuaj fuqi.

Artikulli paraprak4 MLN € DROGË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, 6 VITE BURG PËR 2 SKAFISTËT
Artikulli tjetërTHEU RREGULLOREN, POLICIA TËRHEQ GRUAN ZVARRË NGA AVIONI