Kapet sasi e madhe droge, arrestohet shqiptari

Një shqiptar u arrestua dje pasi u kap me plot 47 kilogramë kokainë, si dhe 250.000 paund KESH, në Essex të Anglisë. Mark Gorini, 25 vjeç, u arrestua fillimisht pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane. Kur oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitan të Shërbimit të Krimit të Organizuar kontrolluan makinën që po përdorte Gorini, ata gjetën dy pako kokainë të fshehura në bagazh. Në total, rezultoi se sasia e kokainës ishte 47 kilogramë, vlera e së cilës shkonte deri në 4.9 milion paund. Gorinit iu gjet gjithashtu një makinë numërimi parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e drogës së klasit A. 25–vjeçari është akuzuar për shpërndarje të kokainës, posedimit të dokumenteve false, pastrim parash dhe drejtim të makinës pa asnjë sigurim. Ai është mbajtur në paraburgim deri në seancën e radhës, raportojnë sot mediat lokale.

Artikulli paraprakBABAI KËRKON NDIHMË NË POLICI, DYSHON SE I KANË TRAFIKUAR VAJZËN
Artikulli tjetërMISIONI I OSBE/ODIHR PUBLIKON RAPORTIN PERFUNDIMTAR PER ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT