Kapet sasi e madhe droge, arrestohet shqiptari në Itali.
Një korrier droge, shqiptari Altin Deromemaj, 37 vjeç, është arrestuar nga “Guardia di Finanza” e Leçe-s në Itali, teksa transportonte 214 kg marijuanë, e fshehur në një fugon tip “Renault Trucks”, raportojnë sot mediat lokale. Ai është ndaluar teksa lëvizte me automjetin në autostradë, në Carovigno (Brindisi). 37-vjeçari, i tradhtuar nga nervozizmi gjatë kontrollit, ka bërë që efektivët të kryenin një kontroll më të detajuar në automjet, shkruan media lokale “Quotidiano di Puglia”. Në fugon u gjetën 78 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 214 kg.