Kapet tjetër sasi e madhe droge , dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet greke ditën e djeshme në portin e Igumenicës. Sipas mediave fqinje, në një kamion u bllokuan 383 kg kanabis sativa që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria. Policia arrestoi shoferin grek. Kamioni do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë. Droga ishte paketuar në 70 thasë dhe ishte fshehur në brendësi të kamionit. Gjatë muajve të fundit janë shtuar rastet e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Kujtojmë se 1 javë më parë u sekuestrua një sasi prej 2 ton kanabis që u tentua të trafikohej përmes detit me skaf.

Artikulli paraprakKAPEN 128 KG KANABIS NË PRANGA NJË SHQIPTAR E NJË GREK
Artikulli tjetërURDHRI PUTIN-IT, FORCAT AJRORE RUSE BLINDOJNË MOSKËN