Kapet sasi e konsiderueshme droge në Itali, arrestohet shqiptari

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga karabinierët në Itali dhe dy persona janë arrestuar, një prej të cilëve shqiptar, raportojnë mediat italiane. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, por është bërë publike nga mediat lokale vetëm gjatë ditës së sotme. Mëngjesin e djeshëm, karabinierët e Borgo San Lorenzo, në vrazhdën e një kontrolli antidrogë në bashkëpunim me kolegët e Signa, kanë pikasur dhe ndaluar një makinë tip “Mercedes“ me dy persona një bord, në Calenzano. Në makinë ishte një çift, një 28 shqiptar, me precedentë të mëparshëm në Itali dhe një vajzë gjeorgjiane, me banim në provincën e Parma-s. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Agjentët bënë një kontroll në makinë, gjatë të cilit çifti shfaqi shenja nervozizmi. Vetëm pas një kontrolli të makinës me një skaner të sofistikuar, u gjet droga e llojit kokainë, e ndarë në 7 paketime, me peshë totale 8.2 kg.

Artikulli paraprakRAMA-SHKODRANËVE: NDËSHKOJENI PD-NË PËR HARRESËN 25-VJEÇARE
Artikulli tjetërLAÇI-VLLAZNIA 3-0, SHKODRANËT NË RREZIK PËR MBIJETESËN