Autoritetet uruguajane sekuestruan një sasi rekord kokaine prej 4.4 ton, ngarkesa më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi.
Kokaina është sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideo.
Kokaina ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo.
Zyrtarët thonë se droga kishte një vlerë prej rreth 1miliardë dollarë
Uruguaji konsiderohet si një urë tranzit për drogën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.
Rekordi i mëparshëm ishte në nëntor, kur autoritetet zbuluan një kontenier me tre ton kokainë po në portin e Montevideo
Kokaina rekord u konstatua nga skaneri.
Zëdhënësi i portit u tha gazetarëve se në kontenierin e parë ishin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.
Kontenierët do të ngarkoheshin në anije që do të shkonin në Itali, bëjnë të ditur mediat vendase.
Drejtori i doganës Jamie Borgiani tha se nuk dihet origjina e kokainës ndërkohë që ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin e pronarit dhe djalit të tij.