Nje 41 vjecar nga Shkodra i cili ishte ne kerkim nga Interpoli eshte arrestuar nga policia e Shkodres
Ne pranga ka rene Bashkim Kubazeçaj nga fshati Shtoj i Ri i shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të ligjit për drogat”. Finalizohet me sukses operacioni policor “ZGJIMI” Ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër është finalizuar me sukses Operacioni policor “Zgjimi “, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative është bërë i mundur ndalimi i shtetasit: “ Bashkim Kubazeçaj, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Zyra Qëndrore Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga nenet 81-110 190/2 i Kodit Penal Italian. Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.