Kapet shqiptari i arratisur nga burgu grek, i dënuar me burgim të përjetshëm

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu “Kasandra” afër Selanikut mëngjesin e së hënës, është arrestuar vetëm disa orë më pas. Ai synonte të kalonte kufirin për në vendlindje duke e bërë rrugën në këmbë përmes një zone të pyllëzuar, raportojnë sot mediat greke pa bërë të ditur identitetin e shqiptarit. Autoritetet u lajmëruan dhe u mobilizuar për lokalizimin e tij, pasi shqiptari i arratisur konsiderohet mjaft i rrezikshëm. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për importim, posedim dhe transportim lëndësh narkotike, shkruan “Protothema”. Hetimet ishin të suksesshme dhe i arratisuri u identifikua në anën greke të Kapshticës, të quajtur Kristallopigi. 59-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së njëjës ditë. Prokurori i Florinës urdhëroi riburgimin e të arratisurit po në të njëjtin burg nga ku ky i fundit ishte arratisur

Artikulli paraprakDETI ME KONCESION, GREQIA KËRKON NAFTË NË ZONËN E DISKUTUESHME ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPARTIA REPUBLIKANE, E VETME NË ZGJEDHJE