Kapet shqiptari i arratisur nga burgu, pronar i një laboratori droge
Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, Policia italiane ka kryer një aksion të gjerë në Livorno. Bëhet fjalë për kapjen e një shqiptari të rrezikshëm. Ai është Oltion Herri. Shqiptari rezulton se është arratisur nga burgu në vitin 2009. Herri mësohet se është kapobanda e rrjetit të kokainës në Livorno. Mësohet se Herri ka patur një laborator droge në Brianza. Hetimet tregojnë se laboratori përpunonte drogën e sjellë nga Kolumbia në forma të ndryshme. Më pas droga tregtohej në qytetet kryesore të Italisë.