Kapet shqiptari i dënuar për vrasje me 700 mijë euro kokainë

Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar në Piacenza. I arrestuari 42-vjeç ishte në kërkim për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 1997. Ai u dënua nga gjykata me 12 vite burg për vrasjen në vitin 1997 në Sesto San Giovanni, ndërsa u kishte shpëtuar prangave prej shumë vitesh, por u arrestua gjatë një kontrolli dhe u zbulua, pasi kishte dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollit në banesë shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan 2.5 kg kokainë dhe lëndë të tjera narkotike me vlerë 700 mijë euro, dy pistoleta dhe shumë sende të tjera.

Artikulli paraprakU-17, VLLAZNIA MUNDET NË FINALEN E KUPËS NGA TIRANA
Artikulli tjetërANËTARI I NJË BANDE KRIMINALE NË ITALI ARRESTOHET NË TIRANË