Mediat zvicëriane e kanë vendosur dje në ballinat e tyre lajmin për kapjen e nje shqiptari shumë të kërkuar i cili kishte arritur që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Zvicër ku po vuante dënimin për një varsje.

I arrestuari që do të ekstradoheh menjëherë është B. Lajqi. Media ka raportuar ekskluzivisht për kapjen e tij në Pejë. Ka qenë njësiti Eurofast që ka arritur të kap Lajqin, për ta ekstraduar menjëherë në Zvicër.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane për vrasjen e Selim Elshanit e ndodhur në maj të vitit 2013 në Friburg të Zvicrës.

Lajqi ishte në arrati që një kohë ndërsa dje është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Lajqi ka qenë në burg që nga gushti i vitit 2013, por që kishte arritur të ikë nga burgu.
Mediat zvicëriane njoftojnë se kapja e Lajqit ka qenë një operacion profesional policor ndërkombëtar, i udhëhequr nga Drejtoria e Sigurisë dhe Drejtësisë në Freiburg.

Arrestimi i tij është bërë në saje të bashkëpunimit të Policisë Zvicerane me policitë ndërkombëtare.

Siç kishin treguar hetimet asokohe, konsiderohej shumë e mundur që në aktin e arratisjes ai kishte pasur ndihmën e dikujt nga jashtë, thotë një zëdhënës i policisë.
B Lajqi. konsiderohet si njëri ndër dy personat që kanë kryer vrasjen në majin e vitit 2013 në Frasses.

Me atë rast ishte vrarë një shqiptar 36-vjeçar i Kosovës, me shtetësi italiane. Shtetasi italian sapo kishte ardhur në shtëpi me automobil, ku kishte gruan dhe katër fëmijët, kur dy persona kishin hapur zjarr mbi të, duke e vrarë në praninë e familjarëve.

Vrasja konsiderohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje në vazhdën e një sherri të përgjakshëm shumëvjeçar në mes të dy klaneve familjare nga Kosova.

Pas aktit të vrasjes, ishin arrestuar të dy personat e dyshuar dhe ishin dënuar në shkallën e parë me burg të përjetshëm, përcjell albinfo.ch. Të dy e kishin atakuar vendimin gjyqësor në një instancë më të lartë, duke mohuar akuzat.

Gjykata Kantonale e Freiburgut në korrik të vitit 2018 i kishte miratuar pjesërisht ankesat e tyre. Ajo e kishte shpallur personin e dytë (shqiptar me shtetësi të Maqedonisë) fajtor për ndihmë në vrasje dhe për bartje të paligjshme të armës, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai qe dënuar me 9 vite heqje lirie.

Ndërsa B. Lajqit. i ishte ulur dënimi nga burg i përjetshëm, në heqje lirie për 20 vjet. Por, vepra penale me të cilën ishte dënuar ka mbetur e njëjtë: vrasje e rëndë dhe mbajtje e armës pa leje.

Artikulli paraprakABUZIMI ME BARNAT, NË SPITALE POROSITEN DHE NUK PËRDOREN
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY PERSONA, KULTIVUAN 150 RRËNJË KANABIS