Një shqiptar 29-vjeçar, për të cilin ishte nxjerrë prej dy muajsh një mandat arresti evropian, është ndaluar nga karabinierët në Siena.

Mandat-arresti ishte nxjerrë nga gjykata belge për një krim të kryer atje, për të cilin ligji parashikon deri në 20 vjet burg.

Shqiptari është kapur në kohën kur ishte duke shkuar tek bashkëshortja e tij.

Gruaja e shqiptarit banon në Monteroni d’Arbia dhe ishte e pritshme që herët a vonë ai do të shkonte ta takonte dhe kështu ndodhi.

Karabinierëve iu mjaftoi të monitoronin gruan, edhe ajo shqiptare, dhe më në fund 29-vjeçari mbërriti në provincën e Sienës pikërisht nga Belgjika.

Ai akuzohet se është element i spikatur i një grupi kriminal shqiptar që merret me trafikun e qenieve njerëzore.

Grupi i tij trafikon emigrantë të paligjshëm nga Azia e Afrika, duke organizuar edhe kalimin e shtrenjtë nga Belgjika në Angli, që është vendi i preferuar i të trafikuarve.
Shqiptari tani është në burg në Siena, në pritje të ekstradimit në Belgjikë.

Artikulli paraprakMASAKRA NDAJ NËNAVE DHE FËMIJËVE NË MEKSIKË, ARRESTOHET SHEFI I POLICISË
Artikulli tjetërVRITET NJË 19 VJEÇAR GJATË PËRLESHJES ME THIKA