Policia në Torino ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 100 kg marijuanë si dhe ka arrestuar trafikantët.
Në pranga kanë ranë dy persona: një shtetas italian si dhe një 38-vjeçar shqiptar. Sipas mediave taliane, droga ishte e mbështjellë me qese të kuqe, të fshehura në ndenjëset e pasme të makinës tip “Ford C Max”, me të cilën udhëtonin dy personat e arrestuar.
Ndërkohë në banesën e shqiptarit, u gjendën edhe tre peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës. Autoritetet kanë nisur hetimet për evidentimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe “rrjetin” që ndihmoi dy trafikantët në transportin e drogës.