Policia italiane në rajonin e Kalabrias ka vënë në pranga një shtetas shqitpar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit marijuanë.

Në automjetin e tij u sekeustruan rreth 100 kg marijuanë.
Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio.

Shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të policisë rrugore duke tentuar largimin me shpejtësi.Policia italiane mundi të ndalojë automjetin në bagazhin e të cilit u gjet lënda narkotike.

Për shqiptarin janë hapur dyert e burgut ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.

Artikulli paraprakKAPEN 2 MILIONË EURO DROGË, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT MBLEDHJE JASHTË RADHE PËR EMERGJENCAT