Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Massafra, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 22 kg heroinë. Shqiptari i arrestuar është 31-vjeç me inicialet M.A.

Sipas medieve italiane, 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti drogë, ndërsa më pas policia kontrolloi banesën dhe garazhin ku gjeti pjesën tjetër të drogës.

18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Artikulli paraprakBOKSIERJA SHKODRANE ELSEDITA SELAJ NE GJYSËM FINALEN E KAMPIONATIT EVROPIAN U 22 TE BOKSIT
Artikulli tjetërZJARR NË MASIVIN PYJOR