Një shqiptar 36-vjeçar banues në Torino është arrestuar nga policia pasi është kapur me 30 kile marijuanë.

Droga është zbuluar nga një qen i policisë që nuhati lëndën e ndaluar në bagazhin e makinës. Në shtëpinë e shqiptarit, i padënuar më parë, u gjetën 3500 euro të fshehura midis ushqimeve të ngrira në frigorifer.

Operacioni i policisë erdhi pas një sinjalizimi anonim nga dikush që kishte vënë re aktivitetin e dyshimtë të shqiptarit, ndërkohë që tani po hetohet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Artikulli paraprakGREQI, LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI 4.4 DHE 5.5 I SHKALLËS RIHTER NË DETIN JON
Artikulli tjetërI VJEDH SHTETIT ZVICERAN 420 MIJË FRANGA ME MASHTRIM, DENOHET SHQIPTARI