Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja pasi u kap me 35 kilogram kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është Asllan Luka, i cili po transportonte drogën me një makinë tip “Jeep Grand Cherokee”. Kokaina u kap në 30 dhjetor dhe nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 3.5 milionë euro.

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të policisë, por ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptarit që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenëve anti-drogë. Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur. Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.

Makina tip “Jeep“ rezultoi se ishte në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Luka është person me precedent të mëparshëm penal për shpërndarje droge.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHTOJ TË RI, VDESIN DY TË MOSHUAR
Artikulli tjetërTRONDITET QYTETI, PLAGOSET ME ARMË 56-VJEÇARI