Një 36-vjeçar shqiptar , identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Itali, pasi pas kontrolleve të kryera, u mësua se ai kishte në makinë 500 gram kokainë të pastër.
Sasia e drogës ishte fshehur në një zarf, ndërsa lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, kanë çuar në kontroll dhe më pas në zbulimin e kokainës.
Mediat fqinje bëjnë të ditur se, sasia e drogës nëse do të dilte në treg, përllogaritej në shifrat deri në 50 mijë euro. Ende nuk dihet se kush ishte destinacioni dhe porositësit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e tyre.
Shqiptari me vendbanim në Montesilvano, është dërguar në paraburgim në pritje për të dalë para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë.