Policia italiane në Venecia parandaloi hedhjen në treg të një sasie të madhe të drogës.
Operacioni i policisë është ndërmarrë të martën dhe vetëm dje është bërë publik, nga mediet fqinje.
Raportohet se në pranga ka rënë në shqiptar 35-vjeçar, banues me dokumente të rregullta në vend. Ai akuzohet për mbajtjen e drogës me qëllim shitjen e saj.
Shqiptari, i shoqëruar nga tre bashkatdhetarë të tij, njëri prej të cilëve kishte hequr dorë nga dy doza të drogës pak kohë më parë, ishte ndaluar për një kontroll policor. Shqiptari ngjalli dyshime për policinë që më pas policia ndërhyri në makinën dhe shtëpinë e tij.